U nda nga jeta këshilltarja shtetërore e AZGJ-së, Renata Ballanca Asani

Mar 18, 2024

U nda nga jeta këshilltarja shtetërore e AZGJ-së, Renata Ballanca Asani
U nda nga jeta këshilltarja shtetërore e AZGJ-së, Renata Ballanca Asani Pas një sëmundjeje të rëndë e të pashërueshme, sot në orët e pasdites u nda nga jeta këshilltarja shtetërore për lekturë e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Renata Ballanca Asani. Të punësuarit e AZGJ-së do ta mbajnë mend si një kolege e bashkëpunëtore të shkëlqyer e cila gjithmonë ishte shembull pozitiv si në punën e përditshme profesionale, ashtu edhe në marrëdhëniet dhe komunikimin e ngrohtë me kolegët. Të punësuarit e AZGJ-së i shprehin ngushëllime familjes, farefisit, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Renatën. Lamtumirë kolege e dashur! Do të na mungosh jashtëzakonisht shumë. Prehu në botën e pasosur! Të punësuarit e pikëlluar të AZGJ-së Shkup, 14.3.2024

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk