Takim pune në Komunën e Zelenikovës

Mar 10, 2021

Takim pune në Komunën e Zelenikovës
Pas takimeve të realizuara në komunat e Çashkës, Tetovës dhe asaj të Butelit, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, e vizitoi Komunën e Zelenikovës, ku u prit nga kryetari Borçe Gievski.
Vizita u realizua me nismë të drejtorit Sela, me qëllim këqyrjen e gjendjes rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë njësi të vetëqeverisjes lokale, në të cilën rreth 30%, sipas të dhënave statistikore nga regjistrimi i fundit i popullatës, janë shqiptarë. Drejtori Sela ofroi bashkëpunim dhe theksoi se AZGJ-ja, do t’i ndihmojë komunës në procesin e harmonizimit të punës së saj me rregullativën ligjore pozitive.
Nga ana e tij, kryetari Gievski shprehu gatishmëri dhe vullnet që të përmirësohet gjendja rreth përdorimit të gjuhës shqipe, përmes procesit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së AZGJ-së.
Në fund të takimit, drejtori Sela, i dorëzoi kryetarit Gievski një përmbledhje me publikime të AZGJ-së, të lidhura këto me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
[gallery bgs_gallery_image_size="full" bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" ids="5536,5539"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk