Takim pune me drejtorin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit

Jun 24, 2021

Takim pune me drejtorin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, dr. Ylber Sela, së bashku me udhëheqësin e Sektorit të planifikimit, të koordinimit dhe të zhvillimit, dr. Marjan Patlixhankovski, realizoi sot takim me drejtorin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, z. Gjorgji Galetanovski. Në takim u fol për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në Kopshtin Zoologjik, Shkup.
Gjatë takimit me z. Galetanovski kuptuam se në Parkun Dino të ri zbatohet plotësisht përdorimi i të dy gjuhëve zyrtare të RMV-së.
Tabelat e informimit dhe njoftimit të qytetarëve në Kopshtin Zoologjik nuk janë të përkthyera në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të RMV-së, mirëpo gjatë skenimit të çdo kodi QR të secilës kafshë të ekspozuar, shfaqet përkthimi dhe përshkrimi me zë i kafshës në gjuhën shqipe.
Drejtori i Agjencisë, dr. Ylber Sela ofroi bashkëpunim dhe ndihmë për përkthimin dhe lekturimin e të gjitha tabelave të informimit të qytetarëve, ndërkaq drejtori Galetanovski shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e ofruar.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6087,6090,6093"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk