Takim ndërinstitucional me Fondin e Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik

Mar 21, 2022

Takim ndërinstitucional me Fondin e Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik
Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, realizoi një takim pune me Fondin e Inovacioneve dhe të Zhvillimit Teknologjik (FIZhT), ku u prit nga homologu i vet, Festim Halili.
Ky takim është në shërbim të mbështetjes që AZGj-ja ua ofron të gjitha institucioneve publike të vendit.
Me këtë rast, Sela dhe Halili biseduan për bashkëpunim ndërinstitucional në sferën e gjuhësisë. Konkretisht u fol për konsultime rreth aspekteve terminologjike dhe të përkthimit të formularëve dhe të dokumenteve të tjera të cilat Agjencia merr përsipër që t’ia përkthejë Fondit.
Palët ranë dakord që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë.
Shkup, 21.3.2022
 

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk