Takim i Drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës me kreun e Arkivit Shtetëror të RMV-së

Jun 27, 2019

Takim i Drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës me kreun e Arkivit Shtetëror të RMV-së
Sot në hapësirat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës u mbajt takim ndërmjet drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, drejtorit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kirill Petrov dhe zëvendësdrejtorit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muzafer Bislimi. Në takim u diskutuan një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe obligimet të cilat burojnë nga Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës shprehu gatishmërinë për të dhënë mbështetjen e nevojshme Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për plotësimin e obligimeve ligjore, ndërsa Arkivi Shtetëror u zotua se do të mbështesin Agjencinë në ndërtimin e kapaciteteve dhe kuadrove mbi punën arkivore dhe Arkivin e Agjencisë.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk