Sqarim rreth gabimit të bërë në tabelën rrugore të vendosur në Strugë
Oct 12, 2023

Gjatë ditëve të fundit, në Strugë është vendosur një tabelë rrugore me ç’rast emri i fshatit Ladorisht është shkruar “Radolishta”, pra me gabim te versioni shqip.
Konsiderojmë se reagimi i qytetarit të Strugës në portalin “Strugalajm” është i drejtë, mirëpo sqarojmë opinionin se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) ka redaktuar tabelën dhe ka lënë versionin e saktë, pra “Ladorisht”. Pra, bëhet fjalë për lëshim që është bërë nga ana e prodhuesit të tabelës. Gabimi i njëjtë është bërë edhe me Frëngovën.
Gjithashtu, si Agjenci kemi rekomanduar që renditja gjuhësore të jetë maqedonisht, shqip, anglisht dhe jo ashtu siç e praktikon Ministria e Punëve të Brendshme.
Kërkojmë dhe shpresojmë që ky gabim të përmirësohet sa më parë dhe që nuk do të përsëritet më.
You might also like

Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email