Sela takoi drejtorin e Shëndetësisë elektronike “Termini im”

Dec 16, 2019

Sela takoi drejtorin e Shëndetësisë elektronike “Termini im”
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të punës, sot realizoi takim me Refik Mustafin , drejtor në Drejtorinë e Shëndetit Elektronik – Shkup , që është organ i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë takimit, drejtori Sela me bashkëbiseduesin e tij shkëmbyen mendime rreth nivelit të deritashëm të realizimit të obligimeve që dalin nga dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës. Drejtori Mustafi e njoftoi drejtorin Sela mbi sfidat dhe pengesat e zbatimit të këtij ligji në drejtorinë që ai drejton duke marrë parasysh edhe kohën e shkurtër që nga emërimi i tij si drejtor, por shtoi se do të angazhohet që në bashkëpunim me Agjencinë, t’i tejkalojnë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të punës. Palët u pajtuan se është i nevojshëm bashkëpunim mes dy institucioneve me qëllim realizimin e obligimeve. Në anën tjetër, AZGJ-ja, me kapacitetet e saj, mbetet e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të kësaj drejtorie për të gjitha çështjet që burojnë nga zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2925,2928"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk