Rasti i Ajet Rexhepit – një shembull i ndritshëm në angazhimet për mosdiskriminim gjuhësor
Jul 20, 2020
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim pune me Ajet Rexhepin, këshilltar për ekonomi vendore në komunën e Gazi Babës.
Drejtori Sela shprehu mirënjohjen për vizitën dhe theksoi se kjo paraqet kënaqësi të veçantë që është nikoqir i z. Rexhepit, si një njeri që simbolizon guxim, integritet dhe këmbëngulje në realizimin e të drejtës së tij gjuhësore qytetare në mjedisin ku ai punon.
Pas disa vitesh betejë gjyqësore, rasti i z. Rexhepit mori epilog pozitiv, ku në rastin e tij, si nga Gjykata e Shkallës së Parë, ashtu edhe nga Gjykata e Apelit, u vërtetua shkelje e së drejtës së trajtimit të barabartë, përkatësisht diskriminim i vërtetuar në bazë gjuhësore dhe përkatësie etnike në sferën e punës dhe të marrëdhënieve të punës.
Të dy palët u pajtuan se një epilog i këtillë gjyqësor është shembull që do të ndikojë pozitivisht, jo vetëm në zbatimin e praktikës gjyqësore edhe në raste tjera të ardhshme të këtij karakteri, por edhe në parandalimin, afirmimin dhe përparimin e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit në drejtim të mbështetjes së angazhimeve qeveritare për ndërtim të një mjedisi shoqëror që i respekton, mbron dhe përparon të drejtat gjuhësore të qytetarëve. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe garantohet me ligj dhe çdokush që në të ardhmen do të diskriminohet në bazë gjuhësore duhet të ankohet në institucionet përkatëse.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="full" ids="4200,4203"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email