Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik – LOJA dhuron botime për AZGJ-në
Feb 8, 2022
Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik – LOJA, Tetovë (CBC LOJA), dhuron një sërë botimesh që do ta pasurojnë fondin e bibliotekës së AZGJ-së.
Një nga publikimet që u botua është “Përmbledhja e Punimeve për Arsimin dhe Diversitetin Kulturor”, i prezantuar në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Arsimit Multikulturor, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik – LOJA, Tetovë, (CBC LOJA), në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e mbështetur edhe nga Qendra Gjermane për Trajnim dhe Rrjetëzim “KURVE” Wustrow.
Përmbledhja e punimeve përmban edhe punim autorial të përfaqësuesit të AZGJ-së, mr. Llazo Matovski, me temën “Koncepti i multikulturalizmit në kohë krize” (“The Concept of Multiculturalism in Times of Crisis”).
Me këtë rast, AZGJ-ja e falënderon Qendrën e Bashkëpunimit Ballkanik – LOJA, Tetovë, për botimet e dhuruara dhe mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar.
Shkup, 8.2.2022
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email