Punonjësit e AZGj-së ndoqën trajnimin treditor lidhur me përforcimin e punës ekipore
Nov 8, 2023

Prej 1 deri më 3 nëntor në Mavrovë, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, organizoi trajnim lidhur me menaxhimin e stresit në vendin e punës, si dhe për forcimin e punës ekipore, në të cilin punonjësit e saj ndoqën me vëmendje të veçantë ligjëratat dhe stërvitjet nga ana e trajnuesve të autorizuar nga institucione kompetente.
Trajnimin në fjalë e hapi drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i cili theksoi nevojën dhe rëndësinë e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet të punësuarve, si dhe për tejkalimin e vështirësive gjatë procesit të punës.
Këtë trajnim e mbajti Litera academy nga Tetova, ku përfaqësuesit e saj në mënyrë interaktive zhvilluan dialog me punonjësit e AZGj-së me pyetje dhe përgjigje, si dhe me shpjegime përkatëse për situatat e ndryshme gjatë punës së përditshme.
Me këtë rast u theksua nevoja e krijimit të vetëdijes për menaxhimin e stresit në mënyrë që të arrihet edhe efikasitet i plotë në punë. Po ashtu, ata theksuan në veçanti edhe krijimin e frymës ekipore në punë, frymë kjo e cila paraqet çelësin e suksesit dhe të efikasitetit në arritjen e qëllimeve gjatë punës.
Në fund, punonjësve të AZGj-së, të cilët morën pjesë në këtë trajnim, iu ndanë edhe nga një certifikatë për ndjekjen e tij.
You might also like

Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email