Pjesëmarrje në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor

Apr 26, 2022

Pjesëmarrje në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor
Në kuadër të veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela mori pjesë në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor. Gjatë qëndrimit në Tiranë, drejtori Sela mori pjesë në disa promovime librash, me ç’rast edhe i përshëndeti , duke bërë thirrje për bashkëpunim. Më konkretisht, drejtori mori pjesë në promovimin e librit “Nën hijen e Çinarit”, me autor Azis Pollozhani; në promovimin e botimit “Fjalor leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe” të gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj; në promovimin e botimit “Aspekte të gjuhësisë së zbatuar” të gjuhëtarit Tomorr Plangarica, në promovimin e botimit “Monografia e Universitetit të Tetovës”. Kjo vizitë u shfrytëzua edhe për takime dhe njohje të reja të sferës së interesit të përbashkët. Shkup, 26.4.2022  

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk