Përforcohet Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, angazhohen 15 profesionistë të rinj

Jul 25, 2025

Përforcohet Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, angazhohen 15 profesionistë të rinj

 Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nga sot përforcohet edhe me 15 profesionistë të rinj, të cilët janë angazhuar për të ndihmuar në avancimin dhe zbatimin cilësor të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe me këtë për të ofruar shërbime edhe më efikase. Drejtori i Agjencisë, Granit Osmani, u shpreh se rëndësia e këtij institucioni është i madh për garantimin e barazisë gjuhësore dhe ruajtjen e identitetit gjuhësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ky përforcim është një ndihmë e çmuar për Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës dhe një hap i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e plotë dhe praktik të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet institucionale. Me këtë hap, rritet kapaciteti ynë për të trajnuar administratën dhe për të ofruar mbështetje teknike aty ku ka nevojë”, ka thënë drejtori Osmani. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të garantuar të drejtën e qytetarëve për përdorimin e gjuhës dhe për të forcuar funksionalitetin institucional të gjuhës shqipe në jetën publike.

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk