Përfaqësues të AZGj-së morën pjesë në Samitin e III të Diasporës Shqiptare në Tiranë

Nov 24, 2023

Përfaqësues të AZGj-së morën pjesë në Samitin e III të Diasporës Shqiptare në Tiranë

 

Me ftesë të organizatorëve të Samitit të Tretë të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, me në krye drejtorin Ardian Musliu, qëndruan në Tiranë për t’i ndjekur punimet e Samitit.

Samiti filloi paraprakisht me Ditën e Arbëreshëve në një datë simbolike, 22 Nëntorin, dita kur në Manastir u mbajt Kongresi i Manastirit. Përfaqësuesit e AZGj-së, jo vetëm ndoqën aktivitetet e traditës arbëreshe, por vendosën kontakte për rrugët e bashkëpunimit me të gjitha komunat arbëreshe në jug të Italisë, për të ofruar ndihmë profesionale në ruajtjen e gjuhës, bashkëpunim që do të përfshijë avancimin e gjuhës shqipe tek arbëreshët e Italisë.

Në ditën e dytë të Samitit, përfaqësuesit e AZGj-së, përveç manifestimit qëndror në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, i ndoqën gati të gjitha panelet, me tema të ndryshme diskutimesh, rreth bashkëpunimit ndërmjet diasporës shqiptare nëpër botë. Ndërkohë, u përqëndruan te paneli i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, ku tema kryesore ishte gjuha shqipe, në veçanti arsimi në përgjithësi.

Në vijimësi në foltoren e Samitit të Tretë të Diasporës, u ngjitën personalitete nga Shqipëria dhe diaspora, si dhe emra të njohur shqiptarësh, të cilët përcollën kryesisht mesazhet e tyre me një thelb të rëndësishëm të përbashkët, për të shkruar një faqe të re bashkëpunimi me synime të përbashkëta.

Në Samit kishte një pjesëmarrje shumë të madhe të udhëheqësve më të lartë nga shtetet shqiptare, apo shqiptarë shtetëformues, si dhe njerëz me ndikim në diasporë, të suksesshëm në veprimtaritë e tyre, të cilët ngrenë imazhin e popullit tonë kudo nëpër botë.

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk