Nxënësit e SHFK “Jeronim de Rada” e vizituan AZGJ-në

Dec 22, 2021

Nxënësit e SHFK “Jeronim de Rada” e vizituan AZGJ-në
Një grup nxënësish të talentuar të SHFK “Jeronim de Rada” nga fshati Çerkez i Kumanovës, përkatësisht anëtarë të grupit letrar dhe të grupit të piktorëve në suaza të kësaj shkolle, të udhëhequr nga arsimtari i gjuhës shqipe Emrah Bilali dhe arsimtari i artit, Dali Alili, vizituan Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup. Ata i priti drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela me bashkëpunëtorët e tij, i cili i njoftoi ata në lidhje me punën e përditshme që bën ky institucion për zbatimin e gjuhës shqipe në RMV. Gjatë këtij takimi u zhvullua një bashkëbisedim i hapur, ku ata u interesuan për shumë çështje që kanë të bëjnë me gjuhën, me profesionin, me perspektivën shoqërore etj.
Me këtë rast, nxënësit e kësaj shkolle i dhanë një mirënjohje, si dhe një portret drejtorit Ylber Sela për punën që po bën në AZGJ.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="7465,7468,7471,7474,7477"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk