Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u promovua libri “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”

Jan 20, 2022

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u promovua libri “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019”
Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës, po bëhet gjithnjë e më i frytshëm. Këtë e dëshmon edhe promovimi i librit “Gjuha shqipe para dhe pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve të vitit 2019” të autorëve Ylber Sela, Jeton Shasivari, Argëtim Saliu, Jusuf Zejneli, Valbona Hajredini dhe Llazo Matovski, botim ky i AZGJ-së që doli kohë më parë. Ky aktivitet u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm punonjësish shkencorë, profesorësh universitarë, intelektualësh të shumtë, përfaqësues të medieve, studentë etj.
Në fillim të pranishmit i përshëndetën Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, dhe Arsim Sinani, drejtor i Institutit të Studimeve Sociale e Humanistike të Universitetit të Prishtinës.
Pastaj drejtori Ylber Sela foli për Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, duke dhënë një pasqyrë përmbledhëse për këtë institucion që nga themelimi i tij e deri më sot.
Ndërkaq, për përmbajtjen, rëndësinë dhe vlerat shkencore të librit në fjalë folën Jusuf Zejneli, profesor në Universitetit e Tetovës, Jeton Shasivari, profesor në Universitetin e Europës Juglindore, dhe Naim Berisha, shef i Degës së Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7557,7560,7563,7566,7569,7572,7575,7578"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk