Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AZGј-së dhe Muzeut Historik Kombëtar

Feb 22, 2022

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AZGј-së dhe Muzeut Historik Kombëtar
Komunikimi i vazhdueshëm ndërinstitucional i Agjencisë së Zbatimit të Guhës (AZGј) me Muzeun Hitorik Kombëtar (MHK) ka marrë një drejtim tjetër.
Me këtë rast, drejtori i AZGј-së, Ylber Sela priti homologun e tij të MHK-së, Dorian Koçi. Në kuadër të fushëveprimit të të dy palëve, sot në Shkup u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet bashkërendimi i veprimeve për organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe të takimeve të ndryshme shkencore, shkëmbimi i ideve, i informacionit dhe i përvojave që lidhen me fushat e interesit të përbashkët të sferës së historisë së gjuhës shqipe.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7712,7715"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk