Ligjërata të profesorëve Valter Memisha dhe Izer Maksuti për leksikografinë dhe përkthimin e teksteve shkencore

Jun 17, 2021

Ligjërata të profesorëve Valter Memisha dhe Izer Maksuti për leksikografinë dhe përkthimin e teksteve shkencore
Këtë javë, trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve të administratës ka vazhduar me profesorët Valter Memisha dhe Izer Maksuti, i pari me ligjërata për rolin që ka leksikografia në procesin e përkthimit, ndërkaq i dyti është përqendruar në përkthimin e teksteve të specializuara dhe shkencore.
Që të dy e vlerësojnë lartë këtë aktivitet, por dhe të gjitha aktivitetet që ka ndërmarrë Agjencia e Zbatimit të Gjuhës që nga themelimi i saj e deri sot, si meritë e drejtorit Ylber Selës me stafin profesional.
“Më vjen mire që Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e ka ngritur nivelin e punës së vet në tri shtylla kryesore: në të parën, shkuarja tek librat, veprat shkencore që lidhen me shqipen në përgjithësi dhe shqipen standarde në veçanti. Shtylla e dytë është organizimi i veprimtarive shkencore, sidomos të konferencave në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, duke synuar dhe realizuar ardhjen e mendimit shkencor më të pjekur, më të konsoliduar dhe më të frytshëm për mbarëvajtjen e gjithë punës dhe synimeve që i ka vendosur kjo agjenci. Dhe së treti, ku jam përfshirë edhe unë për momentin, është kualifikimi i punonjësve të administratës”, thotë prof. Dr.Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), si dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm të Gjuhës dhe të Letërsisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Edhe prof. dr. Izer Maksuti vë në dukje rolin e jashtëzakonshëm të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, duke u bërë një institucion i njohur në vend dhe në të gjitha qendrat tjera albanologjike, e duke bashkëpunuar me studiuesit më të njohur në vend dhe në hapësirat shqiptare e më gjerë.
Lidhur me trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve Maksuti thotë se është një dhuratë shtesë nga Agjencia, sepse këtu trajtohen tema nga më të ndryshmet, u ofrohet material, mësim dhe përvojë nga studiues të gjuhës, që janë vendimtare në procesin e përkthimit.
Prof. Izer Maksuti thotë se në zbatimin Ligjit, vendimtar është vullneti politik, por në anën tjetër edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve, duke qenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për shkrimin e gjuhës shqipe krahas maqedonishtes.
“Në qoftë se e përdorim ne shqipen në mbarë vendin, nëse shqipja është në institucione, atëherë janë edhe shqiptarët. Roli identitar i përdorimit të gjuhës shqipe në institucione është vendimtar për shqiptarët e Maqedonisë.”, vë në dukje prof. dr. Izer Maksuti.
Trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve vazhdon edhe për disa javë.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="6024,6027,6030,6033,6036,6039"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk