Ligjërata të prof. dr. Xhelal Zejnelit për teknologjitë e përkthimit

Jun 1, 2021

Ligjërata të prof. dr. Xhelal Zejnelit për teknologjitë e përkthimit
Në javën e katërt të trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve të sektorit publik, organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, u inkuadrua edhe prof. dr. Xhelal Zejneli, me ligjëratat e tij për teknologjitë e përkthimit.
”Përkthimi është një fushë specifike, e përmban mjeshtërinë dhe artin e vet, është veprimtari profesionale të cilën mund ta ushtrojnë vetëm personat me përgatitje universitare përkatëse.”, - thotë prof.dr. Xhelal Zejneli, në njërën nga pushimet e ligjëratave.
“Në temën e trajtuar për teknologjinë e përkthimit, kandidatët u njoftuan me të gjitha problemet dhe vështirësitë, me të cilat mund të ballafaqohet një përkthyes gjatë ushtrimit të profesionit të vet. Është një punë tejet komplekse, që nënkupton përgjegjësi të madhe profesionale dhe morale, që kërkon edhe njohuri fushash të ndryshme”, nënvizon ai.
Ai përshëndet këtë aktivitet të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, si një ndërmarrje të shkëlqyer që do të rezultojë me rritjen e cilësisë së përkthimit, që do të sensibilizojë opinionin dhe institucionet e shtetit për domosdoshmërinë e zbatimit të shqipes si gjuhë zyrtare në këtë vend.
“Mendoj se kjo praktikë e trajnimit nuk duhet të ndërpritet, por duhet të vazhdojë edhe në faza të tjera, gjithmonë në funksion të krijimit të një kuadri sa më profesional”, tha ai, duke nënvizuar edhe punën e deritashme të AZGJ-së.
“Drejtorit të AZGJ-së, profesor Ylber Selës, i dëshiroj sukses në punë edhe në aktivitetet e ardhshme. Ai, që në ditën e parë të ardhjes në këtë detyrë të përgjegjshme, ka bërë çmos që ta çojë para punën e kësaj agjencie, gjithmonë në funksion të jetësimit të shqipes si gjuhë zyrtare në vendin tonë” - tha midis tjerash prof. dr. Xhelal Zejneli.
Profesor Xhelal Zejneli, pos njohurive të një linguisti, ka edhe përvojën e përkthyesit, të fituar në institucione të ndryshme shtetërore para më shumë se tri dekadash, që është e çmueshme për pjesëmarrësit në këto trajnime.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5834,5837,5840"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk