Ku ka libra, dije ka. Temat që po trajtohen në javën e gjashtë të trajnimit në AZGj, kanë në thelb mjeshtërinë e përkthimit.

May 30, 2023

Ku ka libra, dije ka. Temat që po trajtohen në javën e gjashtë të trajnimit në AZGj, kanë në thelb mjeshtërinë e përkthimit.

 

Java e gjashtë e trajnimit të përkthyesve dhe redaktorëve gjuhësorë të ministrive dhe të administratës publike në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, filloi sot me leksionet e dy profesorëve të njohur nga Shqipëria, Prof. dr. Xhevat Lloshin dhe Dr. Dorian Koçin.

Prof. dr. Xhevat Lloshi, gjuhëtar dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor, si dhe njëri nga hartuesit e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, do të ligjërojë temën “Stilistika”. Dr. Dorian Koçi, studiues dhe njohës i mirë i historisë, do të ligjërojë temën “Përkthimi i teksteve për artet dhe shkencat humane”.

Prof. dr. Xhevat Lloshi, në intervistën paraprake tregoi se në leksionin e tij do ta shtjellojë mjeshtërinë e përkthimit, që vjen nga disiplina të tjera shkencore. “Sot nuk komunikohet me fjali, njerëzit komunikojnë me thënie, me tekste, prandaj përkthyesi si specialist, nuk ka kuptim të përkthejë fjali nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, por të përkthejë tekste nga një gjuhë në tekste të një gjuhe tjetër.

Dr. Dorian Koçi midis të tjerash tha: “Ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë ndihmën e duhur për gjithçka që kanë nevojë administratorët publikë të institucioneve tuaja”.

Në takimin që pati drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, me profesorët e shquar, kërkoi prej tyre, që përtej trajnimeve të planifikuara të vazhdojnë ndihmën profesionale për të mbështetur AZGj-në, në misionin e saj historik të dygjuhësisë në RMV. Profesorët premtuan mbështetjen e tyre të parezervë.

Trajnimi i përkthyesve dhe i redaktorëve gjuhësorë në AZGj do të vazhdojë i ndarë në disa grupe për dy ditë me radhë.

You might also like

News

Përfaqësues të AZGj-së morën pjesë në Samitin e III të Diasporës Shqiptare në Tiranë

 Me ftesë të organizatorëve të Samitit të Tretë të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, me në krye drejtorin Ardian Musliu, qëndruan në Tiranë për t’i ndjekur punimet e Samitit.Samiti filloi paraprakisht me Ditën e Arbëreshëve në një datë simbolike, 22 Nëntorin, dita kur në Manastir u mbajt Kongresi i Manastirit. Përfaqësuesit e AZGj-së, jo vetëm ndoqën aktivitetet e traditës arbëreshe, por vendosën kontakte për rrugët e bashkëpunimit me të gjitha komunat arbëreshe në jug të Italisë, për të ofruar ndihmë profesionale në ruajtjen e gjuhës, bashkëpunim që do të përfshijë avancimin e gjuhës shqipe tek arbëreshët e Italisë.Në ditën e dytë të Samitit, përfaqësuesit e AZGj-së, përveç manifestimit qëndror në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, i ndoqën gati të gjitha panelet, me tema të ndryshme diskutimesh, rreth bashkëpunimit ndërmjet diasporës shqiptare nëpër botë. Ndërkohë, u përqëndruan te paneli i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, ku tema kryesore ishte gjuha shqipe, në veçanti arsimi në përgjithësi.Në vijimësi në foltoren e Samitit të Tretë të Diasporës, u ngjitën personalitete nga Shqipëria dhe diaspora, si dhe emra të njohur shqiptarësh, të cilët përcollën kryesisht mesazhet e tyre me një thelb të rëndësishëm të përbashkët, për të shkruar një faqe të re bashkëpunimi me synime të përbashkëta.Në Samit kishte një pjesëmarrje shumë të madhe të udhëheqësve më të lartë nga shtetet shqiptare, apo shqiptarë shtetëformues, si dhe njerëz me ndikim në diasporë, të suksesshëm në veprimtaritë e tyre, të cilët ngrenë imazhin e popullit tonë kudo nëpër botë.

News

Përdorimi i gjuhës shqipe edhe në gjyqësor

 Ka filluar procesi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në procedurat gjyqësore në RMV. Në këtë kuadër përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës u ftuan në Institucionin e Avokaturës së Shtetit, për të rënë dakort për redaktimin profesional gjuhësor të teksteve dhe të procedurave të tjera gjyqësore.Avokati i Shtetit, Agron Reçi, dhe bashkëpunëtorja e përkthimit Xhejlane Halimi, i pritën në hapësirat e Avokaturës së RMV-së, përfaqësuesit e AZGj-së, drejtorin Ardian Musliun, përgjegjësin e përkthimit dhe të redaktimit gjuhësor, Nebi Bilallin, këshilltarin shtetëror të bashkëpunimit me qeverinë dhe marëdhëniet me publikun, Jeton Sulejmanin dhe përfaqësuesen e kabinetit të drejtorit Nerxhivane Kuqin.Z. Reçi nga pozicioni i drejtorit të Avokaturës së Shtetit, kërkoi nga përfaqësuesit e AZGj-së, të redaktojnë një numër të konsiderueshëm shkresash dhe tekstesh delikate të akteve, procedurave e formaliteteve të tjera gjyqësore, që janë në kompetencë të Avokaturës së Shtetit të RMV-së, në gjuhën shqipe.Nga ana e AZGj-së u zotuan se do të lekturohen dhe do të redaktohen me përgjegjesi profesionale të gjitha materialet që do të dërgohen, e gjith kjo në funksion të zbatimit sa më të shpejtë të gjuhës shqipe edhe në këtë fushë të administratës gjyqësore.Me këtë bashkëpunim midis AZGj-së dhe Avokaturës së Shtetit, avancohet në një stad më të lartë procesi i dygjuhësisë në RMV

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk