Konsultime me Agjencinë e Planifikimit të Hapësirës, në lidhje me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve
Jul 28, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, realizoi takim konsultues me Andrijana Andreeva, drejtoreshë e Agjencisë së Planifikimit të Hapësirës (APH).
Temë e takimit ishte zbatimi i dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve edhe në këtë institucion.
Drejtoresha Andreeva shprehu gatishmërinë që të veprohet konkretisht në drejtim të këtij qëllimi dhe theksoi rëndësinë e aspektit terminologjik specifik për këtë sferë.
Nga ana tjetër, drejtori Sela shprehu rëndësinë e fillimit të përdorimit të gjuhës shqipe në shkresat dhe dokumentet e tjera të këtij institucioni, duke ofruar mbështetje konkrete në përkthim dhe lekturë.
Dy homologët u dakorduan që bashkëpunimi institucional të zhvillohet në frymën e mirëkuptimit dhe të mbështetjes ndërinstitucionale.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="6319"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email