Konfirmohet bashkëpunimi i mirë me KRRE-në
Mar 5, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot e vizitoi Komisionin Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) ku realizoi takim me Marko Bislimoskin, kryetar dhe Atanasko Tuneskin, anëtar i KRRE-së.
Të dy institucionet kanë vendosur bashkëpunim dhe dialog të mirë me lekturimin e rregullt nga AZGJ-ja të akteve zyrtare për nevojat e KRRE-së të cilat publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
KRRE-ja është një nga institucionet që ka bërë përparim të dukshëm në drejtim të zbatimit të dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Sa u takon disa çështjeve të caktuara që duhet të harmonizohen në pajtim me detyrimet ligjore, të dyja palët u dakorduan se të njëjtat do të tejkalohen brenda një kohe të shkurtër nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe të ruajtjes së dialogut të rregullt për çështje me interes të përbashkët.
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="5502"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email