Fjalë përshëndetëse e drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, në Konferencën shkencore “Kontributi i prof. dr. Qemal Muratit për gjuhësinë shqiptare”, të organizuar nga ITSHKSH në Shkup

Nov 4, 2021

Fjalë përshëndetëse e drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela, në Konferencën shkencore “Kontributi i prof. dr. Qemal Muratit për gjuhësinë shqiptare”, të organizuar nga ITSHKSH në Shkup
Të nderuar miq!
Konferenca e sotme shkencore “Kontributi i prof. dr. Qemal Muratit për gjuhësinë shqiptare” në radhë të parë është një konferencë e mirënjohjes për punën e palodhur shkencore të tij, i cili tanimë disa dekada me radhë ka qëndruar përherë në krye të aktiviteteve dhe të debateve që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe kudo në hapësirën tonë. Prandaj, edhe fjala ime në këtë rast është thellësisht një fjalë mirënjohëse dhe konsiderate të plotë për gjithçka që ka bërë në këtë fushë e cila na përket të gjithëve. Aq më tepër, unë ndihem i detyruar dhe krenar njëkohësisht, kur këtë e them edhe në cilësinë e drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, ndaj së cilës prof. dr. Qemal Murati ka shprehur gjithmonë vullnet e gatishmëri për ta ndihmuar e për të bashkëpunuar në forma të ndryshme që nga themelimi i saj e deri më sot. Pra, marrëdhëniet e tij me AZGJ-në kanë qenë shumë esenciale dhe jo formale, për arsye se ai ka marrë pjesë në aktivitetet tona shkencore duke shtruar probleme të gjuhës shqipe, të përdorimit të saj në praktikë, të terminologjisë në fusha të ndryshme etj. Sidomos, angazhimi i tij ka qenë i frytshëm dhe konstruktiv edhe me ligjëratat e tij në trajnimin për lektorë dhe për përkthyes të organizuar nga AZGJ-ja, trajnim ky që u mbyll me sukses.
Kështu, mund të them me mburrje se roli dhe angazhimi i prof. dr. Qemal Muratit ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për institucionin tonë.
Duke u nisur nga kjo, mendoj se konferenca e sotme është plotësisht meritore për prof. dr. Qemal Muratin. Për figurën e tij mund të flitet gjerë e gjatë, por kam bindjen e thellë se këtë gjë më së miri do ta bëjnë pjesëmarrësit e saj me kumtesat e tyre shkencore të cilat do t’i lexojnë në këtë konferencë.
Prandaj ju uroj punë të mbarë! Po ashtu, edhe prof. dr. Qemal Muratit i uroj shëndet e mbarësi edhe më tej në punën e tij shkencore në fushën e gjuhësisë shqiptare!
Ju faleminderit!
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="6920,6923,6926"]

You might also like

News

Projekti ndërkombëtar i miratuar i AZGJ-së

Në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar dhe vlefshmërinë e punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, në nëntor të vitit 2022, Agjencia përgatiti një projekt që u aplikua në Qendrën Europiane për gjuhët moderne (ESML) në Grac, Austri, e cila është pjesë e Këshillit të Europës me seli në Strasburg, Francë, pas një thirrjeje ndërkombëtare të shpallur më parë.Pas vlerësimit të projektit, më 20 shkurt të vitit 2023, AZGJ-ja mori njoftim zyrtar se po i njëjti ishte miratuar.Projekti i referohet mbështetjes në trajnim dhe ndihmës së ekspertëve brenda modulit të Edukimit shumëgjuhësh dhe do t’i përfshijë të punësuarit e AZGJ-së të cilët do të kenë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre për të punuar në një mjedis shumëgjuhësh. Emri i plotë i modulit brenda të të cilit do të zbatohet projekti Arsimi plurilingual – Qasje pluraliste ndaj gjuhëve dhe kulturave. Një vegël didaktike për arsimin e integruar plurilingual dhe ndërkulturor – FREPA (Plurilingual education – Pluralistic approaches to languages and cultures. A didactic tool for integrated plurilingual and intercultural education (FREPA)).Gjatë muajit maj të vitit 2023, dr. Andrea Young, profesor i rregullt në Fakultetin e Arsimit dhe të Mësimit të Përhershëm në Universitetin e Strasburgut, do të qëndrojë në selinë e AZGJ-së në Shkup, i cili do të jetë ekspert i projektit i punësuar nga grantdhënësi, në bashkëpunim me koordinatorin e modulit profesor Michel Candelier, ndërsa nga ana e AZGJ-së është përgatitur dhe me atë aplikoi Llazo Matovski nga ekipi i AZGJ-së.Realizimi i projektit vërteton bashkëpunimin e suksesshëm të AZGJ-së me Qendrën Europiane për gjuhët moderne, i cili u krijua me vizitën е qendrës nga drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, në muajin maj të vitit 2022.

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk