Drejtori Ylber Sela vizitoi Fondin e Sigurimit Shëndetësor

Dec 18, 2019

Drejtori Ylber Sela vizitoi Fondin e Sigurimit Shëndetësor
Vizita e sotme e drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela dhe bashkëpunëtorëve të tij, si drejtim pati Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga homologët e tij, Orhan Ramadani dhe Den Donçev. Gjatë këtij takimi u fol për shumë çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e dygjuhësisë në këtë institucion, veçmas për vështirësitë dhe dilemat që shfaqen gjatë këtij procesi. Faza e parë e zbatimit të dygjuhësisë në FSSH tanimë ka përfunduar, por faza e dytë po has në vështirësi dhe pengesa objektive për shkak të veprimtarisë shumë të gjerë në mbarë vendin, të cilat gjithsesi duhet të tejkalohen. Edhe përkundër disa mospajtimeve të vogla që pati gjatë bisedës, të dyja palët ishin të mendimit se duhet të zbatohet ajo që është përcaktuar me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Me këtë rast drejtori Ylber Sela ofroi ndihmë konkrete për sa i përket përkthimit dhe lekturimit të dokumenteve dhe formularëve të ndryshëm për nevojat e këtij institucioni. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2983,2986,2989"]  

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk