Drejtori Sela takon albanologun Ismail Hamiti

Jul 27, 2020

Drejtori Sela takon albanologun Ismail Hamiti
Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, priti sot në një takim albanologun Ismail Hamiti, pasi këtyre ditëve ai botoi librin me titull “Bazat e përkthimit dhe të interpretimit”, si rezultat i punës së tij gati njëzetvjeçare në lëmin e përkthimit e që kap segmentin e mësimit të gjuhës shqipe nga të huajt, fushën e përkthimit, të redaktimit gjuhësor dhe menaxhimit të drejtpërdrejtë me Sektorin e Përkthimit në Kuvendin e RMV-së.
Libri në fjalë synon t’ju japë njohuri elementare për çështjet teorike dhe praktike të përkthimit dhe interpretimit të gjithë atyre që dëshirojnë të merren me përkthim dhe interpretim; atyre që tani më e praktikojnë këtë profesion; që menaxhojnë me përkthyes dhe interpretues, si dhe atyre që nuk merren me të, por që janë kureshtarë të diјnë më shumë për profesionin e përkthyesit dhe të interpretuesit.
Mbi të gjitha, urojmë që ky libër do t’ju vijë në ndihmë personave që merren me përkthim dhe interpretim, pa marrë parasysh kombinimin e gjuhëve të cilat i përdor dhe se do të inkurajojë edhe studiues të tjerë të merren me këtë fushë.
Me këtë rast albanologu Hamiti, me disa ekzemplarë nga libri më i ri i tij, e pasuroi edhe bibliotekën e Agjencisë.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="full" ids="4306,4309"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk