Drejtori Sela në takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Zdravev

Oct 29, 2019

Drejtori Sela në takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Zdravev
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot realizoi takim pune me kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Zdravev, për t’u njohur nga afër me gatishmërinë e këtij institucioni për të zbatuar gjuhën shqipe në procedurat gjyqësore. Gjatë këtij takimi u fol për nevojën e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të tejkaluar vështirësitë që mund të hasen gjatë punës së Këshillit Gjyqësor. Kryetari Zdravev me këtë rast tha se Këshilli Gjyqësor tashmë ka filluar fazën e parë të zbatimit të gjuhës ku përfshihen tabelat, vulat, memorandumet, logot duke theksuar nevojën e një kuadri më profesional përkthyesish dhe të trajnuar mirë për të ndjekur punën e Këshillit. Drejtori Sela, në vazhdën e takimeve të këtilla që realizon me institucione për të ofruar mbështetje të parezervë për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe, tha se Agjencia është e gatshme të ofrojë çfarëdolloj ndihme që kërkohet nga ana e këtij institucioni në mënyrë që secili të realizojë obligimet që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="2317,2320"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk