Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Ministrinë e Transportit dhe të Lidhjeve
Jan 22, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Ylber Sela, vizitoi Ministrinë e Transportit dhe të Lidhjeve, ku pati një takim pune me ministrin Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministrin Bekim Rexhepi.
Gjatë këtij takimi drejtori Sela shfaqi interes për bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe të Lidhjeve në aspektin e zbatimit të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve dhe realizimin e të drejtave të personave fizikë dhe juridikë në procedurat përballë kësaj ministrie. Njëherazi, drejtori Sela i dhuroi disa botime të AZGJ-së dhe ofroi ndihmë profesionale në pjesën e përkthimit dhe lekturimit të formularëve zyrtarë për nevojat e kësaj ministrie.
Të dyja palët u zotuan për ta intesifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5280,5283"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email