Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela vizitoi Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor
Feb 16, 2021
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, sot e vizitoi Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor (ISHMJ) ku realizoi një takim me Ana Petrovskën, ushtruese detyre e drejtoreshës së këtij institucioni.
Vizita ishte inicuar nga ana e drejtorit Y. Sela me qëllim të kuptimit të situatës lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhës në punën e Inspektoratit, si dhe krijimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për çështjet lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Drejtoresha Petrovska theksoi se janë ndërmarrë hapa në drejtim të harmonizimit të punës së Inspektoratit me obligimet ligjore, por që ballafaqohen me mungesë të burimeve të kuadrit për përkthim të akteve zyrtare. Megjithatë premtoi se do të bëhen përpjekje për të tejkaluar këtë situatë.
Që proceset e punës të mund të zhvillohen pa pengesa, drejtori Sela ofroi mbështetje të plotë në pjesën e ndihmës profesionale për përkthim dhe lekturim të akteve dhe dokumenteve zyrtare, si dhe i dorëzoi një pako botimesh të AZGJ-së.
Në takim u konstatua nevoja për përshtatjen e akteve nënligjore që e përshkruajnë formën dhe përmbajtjen e akteve të inspektimit dhe që i përdor Inspektorati, me qëllim të ofrimit të versioneve gjuhësore të akteve në të dy gjuhët zyrtare.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5341"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email