Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela – vizitë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Oct 25, 2021

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, si dhe drejtori i ITSHKSH-së në Shkup, Skender Asani, me bashkëpunëtorët e tij, vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku u pritën nga rektori prof. dr. Samedin Krrabaj. Gjatë këtij takimi u fol për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, veçanërisht duke theksuar disa pika të përbashkëta të cilat mund të jenë në interes të dyanshëm.
Po ashtu, delegacionin në fjalë e priti edhe dekani i Fakultetit të Filologjisë në suaza të këtij universiteti, prof. dr. Flamur Shala i cili shprehu gatishmëri të plotë për bashkëpunim e shkëmbim përvojash për sa i përket kontributit në fushën e gjuhësisë.
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email