Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela – vizitë në Komunën e Bogovinës

Jan 21, 2022

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela – vizitë në Komunën e Bogovinës
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, si Nebi Bilalli, Këshilltar Shtetëror i Përkthimit, Shpresa Zeqiri Ibrahimi, udhëheqëse e Njësisë së mbështetjes së drejtorit dhe Nerxhivane Kuqi, bashkëpunëtore për marrëdhënie me publikun, sot e vizituan Komunën e Bogovinës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, z. Besnik Emshiu me bashkëpunëtorët e tij, si Minur Asani, përgjegjës për arsim dhe Blerim Isaku, inspektor komunal i arsimit.
Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe arsimtarët e Gjuhës shqipe të kësaj komune, ku në diskutim mjaft të frytshëm dolën në pah probleme të natyrës së teksteve shkollore të kësaj lënde mësimore, mungesës së lektyrave shkollore si edhe përdorimit të standardit të gjuhës shqipe.
AZGJ-ja nga ana e saj u zotua që nëpërmjet projekteve të ndryshme, pas vizitës që do t’ju bëjë të gjitha komunave ku mësohet gjuha shqipe, të dalë me strategji dhe projekte konkrete.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7588,7591"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk