Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me drejtoreshën e Bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” në Shkup

Jun 29, 2021

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela u takua me drejtoreshën e Bibliotekës “Vëllezërit Milladinov” në Shkup
Në suaza të vizitave të zakonshme, drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, sot zhvilloi një takim zyrtar me Suzana Danaillovën, drejtoreshë e Bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Milladinov” në Shkup. Me këtë rast ai e njoftoi homologen e tij lidhur me punën që po bën AZGJ-ja duke i ndihmuar institucionet shtetërore për ta zbatuar Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, përkatësisht përdorimit të gjuhës shqipe. Në suaza të kësaj, ai theksoi se duhet të vendoset një bashkëpunim konkret mes këtyre dy institucioneve, duke i ofruar ndihmë në aspektin e përkthimit dhe lekturimit të tabelave, akteve, shkresave, formularëve etj. Veçmas ai e vuri në spikamë çështjen e librezave të anëtarësisë në këtë bibliotekë të cilat tani janë vetëm në një gjuhë.
Nga ana tjetër, drejtoresha Suzana Danailova theksoi se kjo bibliotekë punon sipas sistemit COBIS me të cilin janë të lidhur, prandaj librezat në një gjuhë janë të vjetra, por librezat e reja që do t’i bëjmë tani e tutje do të jenë në dy gjuhë. Për sa i përket përkthimit në këtë institucion, ajo theksoi se janë të punësuar njerëz adekuat të cilët po e kryejnë mirë punën e tyre. Por, shtoi më tej ajo, nëse na shfaqet nevoja për ndonjë ndihmë rreth përkthimit, atëherë gjithsesi do ta kërkojmë këtë nga ana e agjencisë suaj.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="6102"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk