Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela – në shënimin e 5-vjetorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Jun 15, 2021

Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela – në shënimin e 5-vjetorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup
Në hollin e Bibliotekës Nacionale Universitare “Shën Klementi i Ohrit” në Shkup, sot Universiteti “Nënë Tereza” e shënoi 5-vjetorin e vet, duke zhvilluar një aktivitet kulturor, përkatësisht duke promovuar disa nga botimet e veta. Para të pranishmëve foli rektori i këtij universiteti, prof. dr. Azis Pollozhani, si dhe disa personalitete të tjera.
Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela i cili ua uroi përvjetorin përfaqësuesve të Universitetit “Nënë Tereza”, duke theksuar edhe disa mundësi dhe aspekte te bashkëpunimit të ndërsjellë. Me këtë rast ai e vuri në dukje edhe punën e AZGJ-së që po bën në zbatimin e gjuhës shqipe në nivele zyrtare.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="5981,5984,5987,5990"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk