Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori Çmimin “Ambasador për imazhin shqiptar në botë”

Dec 10, 2021

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela mori Çmimin “Ambasador për imazhin shqiptar në botë”
Në praninë e shumë personaliteteve të shquara shqiptare të shkencës, artit, kulturës etj., në mjedisin pitoresk të Vila Parkut në Prizren, Forumi Imazh – Media organizoi një solemnitet madhështor, në të cilin i dorëzoi çmimet “Ambasador për imazhin shqiptar në botë”. Këtë çmim të rëndësishëm e mori edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela me motivacionin për kontributin e dhënë në zbatimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, z. Sela i falënderoi përfaqësuesit e forumit në krye me drejtuesin e saj, Astrit Memia, duke theksuar se ky çmim është i dyti me radhë që më jepet sivjet, pas atij të 22 Nëntorit. Pa dyshim, shtoi më tej ai, çmimi është mirënjohje për punën që po bëjmë me ekipin tim në institucionin të cilin e udhëheq në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7349,7352,7355,7358"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk