Drejtori i Agjencisë së Nxitjes së Zhvillimit të Bujqësisë viziton Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Sep 4, 2019

Drejtori i Agjencisë së Nxitjes së Zhvillimit të Bujqësisë viziton Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Në zyrat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës u zhvillua takim pune ndërmjet drejtorit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, dhe drejtorit të Agjencisë së Nxitjes të Zhvillimit të Bujqësisë, Elgafar Jusufi. Në takim u diskutua në lidhje me obligimet që burojnë nga Ligji mbi Përdorimin e Gjuhëve, sidomos nenit 7, obligime që kanë të bëjnë me tabelat, vulat dhe emërtimet e institucioneve. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës u përgjigj në formë adekuate në lidhje me pyetjet e parashtruara si dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërmjet të dyja institucioneve. Njëherësh, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës u bën thirrje të gjitha institucioneve të tjera që, në qoftë se kanë dilema gjuhësore në lidhje me zbatimin e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve, t'i drejtohen Agjencisë nëpërmjet njërës nga mënyrat e komunikimit (postë, postë elektronike dhe personalisht). Agjencia mbetet e hapur për bashkëpunim. 3.9.2019 Shkup

You might also like

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk