AZGJ-ja e vazhdon bashkëpunimin me sektorin joqeveritar
Jan 18, 2021
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ) sot u mbajt një takim pune në mes drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela dhe drejtorit ekzekutiv të shoqatës së qytetarëve Nansen Qendra e Dialogut Shkup (NQD), Veton Zekolli.
Në kuadër të këtij takimi, zotëri Zekolli për nevojat e bibliotekës së AZGJ-së, dhuroi disa ekzemplarë të udhëzuesit maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht, në botim të NQD-së.
Drejtori Sela u falënderua për ekzemplarët e siguruar të udhëzuesit dhe njëkohësisht e informoi bashkëbiseduesin e tij se gjatë vitit 2021 AZGJ-ja planifikon të ndërmarrë aktivitete për krijimin e një fjalori digjital, si dhe fillimin e aktiviteteve për trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve nga institucionet e sektorit publik.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në projekte me interes të përbashkët.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="5253"]
You might also like
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email