AZGj-ja do ta ndihmojë Inspektoratin e Vetëqeverisjes Lokale, për të zbatuar gjuhën shqipe

Apr 21, 2022

AZGj-ja do ta ndihmojë Inspektoratin e Vetëqeverisjes Lokale, për të zbatuar gjuhën shqipe
Sot, në hapësirat e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), drejtori Ylber Sela, e priti drejtorin e Inspektoratit të Vetëqeverisjes Lokale, Afrim Qokun, me të cilin diskutuan për bashkëpunim të ndërsjellë mes këtyre dy institucioneve.
Sela e falënderoi homologun e tij, Qoku, për interesimin e treguar ku i ofroi ndihmë dhe mbështetje për të filluar zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në atë institucion, me udhëzime konkrete se si të fillohet dhe si të drejtohet ky proces në fazën fillestare.
Nga ana tjetër, drejtori Qoku, shprehu gatishmëri dhe vullnet për të realizuar atë që është detyrim ligjor dhe pret përkrahje dhe bashkëpunim ndërmjet dy palëve për realizimin e mëtutjeshëm me sukses të këtij procesi.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi ndërinstitucional duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
[gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" ids="8447,8450"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk