Angazhimi i konfirmuar për përmirësimin e gjendjes së zbatimit të gjuhëve zyrtare në Klinikën e Pulmologjisë dhe të Alergologjisë

Mar 24, 2022

Angazhimi i konfirmuar për përmirësimin e gjendjes së zbatimit të gjuhëve zyrtare  në Klinikën e Pulmologjisë dhe të Alergologjisë
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, sot realizoi takim pune në ISHP Klinikën Universitare të Pulmologjisë dhe të Alergologjisë ku u takua me drejtorët e klinikës, prof. dr. Dejan Dokiq dhe Suat Shaqiri.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i gjendjes rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve gjatë funksionimit të klinikës.
Drejtori Sela theksoi se është i kënaqur që menaxhmenti i klinikës në fjalë është i hapur për bashkëpunim me AZGJ-në me interes të zbatimit të dispozitave ligjore, për çfarë janë ndërmarrë aktivitete për ndryshimin e tabelave, vulës zyrtare, vulave katrore, memorandumit të akteve zyrtare të klinikës etj. Njëkohësisht, ai u dorëzoi edhe publikime të AZGJ-së dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim rreth përkthimit dhe lekturimit të akteve të përgjithshme, vërtetimeve, formularëve që i përgatit kjo klinikë.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në interes të pacientëve si përdorues të fundit të shërbimeve shëndetësore.
Shkup, 23.3.2022
 

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk