Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Jul 4, 2019

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, sot priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj. Në takim, drejtori i Agjencisë e njoftoi ambasadorin Dedaj mbi themelimin e institucionit, rolin e tij, misionin, masat e ndërmarra dhe për aktivitetet e ardhshme. Ambasadori Dedaj i uroi sukses drejtorit të Agjencisë dhe ekipit të tij, në ndërmarrjen e masave për zbatimin e ligjit, nga ana e institucioneve të shtetit. Dedaj tha se RMV-ja është vend fqinj i Kosovës dhe gjithmonë kanë bashkëvepruar në përparimin e vendeve për anëtarësim në NATO dhe BE. Prandaj, sipas tij, vendi duhet të respektojë ligjet dhe të drejtat gjuhësore. “Maqedonia e Veriut, që të pranojë standardet evropiane, duhet t’i miratojë dhe zbatojë ligjet për barazi gjuhësore, kulturore etj, me ç’gjë edhe shpresojmë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, e Kosova e mbështet fuqimisht”, tha Dedaj. Barazia etnike dhe gjuhësore është një çështje thelbësore për funksionimin e një shteti, tha në fund Ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj. [gallery size="publisher-lg" bgs_gallery_type="slider" ids="1425,1422,1419"]

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk