Akademia e Studimeve Albanologjike të Tiranës i dha mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

Dec 16, 2021

Akademia e Studimeve Albanologjike të Tiranës i dha mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela
Në suaza të Ditëve të Albanologjisë që u mbajtën në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme shkencore, po ashtu mori pjesë edhe Agjencia e Zbatimit të Gjuhës, e kryesuar nga drejtori i saj Ylber Sela dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast ai i përshëndeti të pranishmit duke theksuar se nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë me institucionet anekënd hapësirës shqiptare dhe më gjerë, AZGJ-ja ka arritur ta afirmojë interesimin, rolin dhe angazhimin në interes të gjuhës shqipe. Duke iu përgjigjur edhe Ditëve të Albanologjisë, shtoi më tej ai, aq më tepër kemi dëshmuar se vendosmëria jonë është e plotë për t’u bërë zë i përbashkët në të gjitha strategjitë e studimeve albanologjike, veçanërisht e pjesës që ka të bëjë me gjuhën shqipe.
Në fund, u ndanë edhe mirënjohje për kontributin kërkimor e shkencor të personaliteteve e të institucioneve. Me këtë rast, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, prof. dr. Luan Përzhita i dha mirënjohje edhe drejtorit të AZGJ-së, prof. dr. Ylber Selës për kontributin në aspektin e zbatimit, mbrojtjes dhe afirmimit të gjuhës shqipe.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7447,7450,7453,7456"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk