Agjencia për Zbatimin e Gjuhës priti përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Aug 14, 2019

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës priti përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Më 13 gusht, në zyrat e Agjencisë u zhvillua takim mes përfaqësuesve të Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës. Me këtë rast, përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehën gatishmërinë të zbatojnë obligimet të cilat burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, me ç’rast ata do të shërbejnë si model kryesor i udhëheqjes efektive të përmbarimit të vendimeve në shtet, duke kontribuar në sundimin e ligjit. Meqenëse Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka për obligim ligjor përkrahjen dhe ofrimin e ndihmës për zbatimin e obligimeve që kanë institucionet nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, palët shtjelluan në detale të njëjtin ligj. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës qëndron në gatishmëri për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ato, në mënyrë efektive, t’i zbatojnë obligimet e tyre që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha procedurat për të cilat Oda e Përmbaruesve është kompetente. Shkup, 13.8.2019

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk