Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së dhe Universiteti “Ukshin Hoti” zyrtarizojnë bashkëpunimin e shkëlqyer

Nov 22, 2021

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së dhe Universiteti “Ukshin Hoti” zyrtarizojnë bashkëpunimin e shkëlqyer
Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së e përfaqësuar nga drejtori Ylber Sela dhe Universiteti “Ukshin Hoti” nga Prizreni, e përfaqësuar nga rektori prof. dr. Samedin Krrabaj, kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja paraqet formalizim të bashkëpunimit midis të dy palëve në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në organizimin e takimeve shkencore, ligjëratat nga ana e ekspertëve gjuhësorë të gjuhës dhe kulturës shqipe, realizimin e projekteve të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e botimeve, si dhe aktivitete të tjera.
Universiteti “Ukshin Hoti” është institucion publik shkencor-arsimor me seli në Prizren të Republikës së Kosovës, nënshkrimi i dokumentit të tillë me AZGJ-në do të mundësojë vendosjen e themeleve të forta për bashkëpunim midis palëve nënshkruese.
[gallery bgs_gallery_type="slider" bgs_gallery_image_size="full" size="publisher-lg" ids="7074,7077,7080"]

You might also like

News

Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve

Vizitë e veçantë në ambientet e Agjencisë – Një urë bashkëpunimi ndërmjet kulturave dhe gjuhëve Sot, në cilësinë e drejtorit të Agjencisë, pata nderin dhe kënaqësinë, që së bashku me z-nj. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, të mirëpres dy mysafire të nderuara nga Franca, znj. Sophie Desaint-Germain dhe znj. Séverine Chaillou, profesoresha në kolegjin Félix Buhot në qytetin Valognes të Francës, të cilat po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të programit evropian Erasmus +. Mysafiret franceze shoqëroheshin nga z. Ardian Ramadani, profesor, përkthyes dhe autor librash, si dhe nga znj. Gëzime Ramadani, profesoreshë e gjuhës frënge. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin t'i njoftoj mysafiret me veprimtarinë e Agjencisë, misionin e saj institucional, përgjegjësitë dhe detyrat që realizojmë në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë. Takimi gjithashtu ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e arsimit, gjuhëve dhe kulturave si ura komunikimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në këtë frymë, theksuam se njohja e ndërsjellë, dialogu ndërkulturor dhe shkëmbimi i përvojave përbëjnë vlera të rëndësishme për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për afrimin e shoqërive tona. Besoj fuqishëm se gjuha dhe kultura nuk njohin kufij, por krijojnë ura që bashkojnë njerëzit, institucionet dhe kombet. I falënderova mysafiret për vizitën dhe bashkëbisedimin e frytshëm, me shpresën që takime të tilla të shërbejnë si nxitje për bashkëpunime dhe iniciativa të reja në të ardhmen.

Informacion kontakti
  • St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
    3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk