Në emisionin “Ditë Vere” në Klan TV- Maqedonia, Këshilltari Shtetëror i Përkthimit në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Nebi Bilalli dhe udhëheqësja e Njësisë së Përkthimit, Teuta Hiseni, flasin për sfidat dhe aktivitetet e AZGJ-së dhe publikimin e fundit - Doracakun e nëpunësve administrativë - dhe rëndësinë e tij.
Sep 10, 2020
Nebi Bilalli foli për bashkëpunimin e AZGJ-së me institucionet që kanë kërkuar ndihmë në përkthimin dhe lekturimin e dokumenteve zyrtare, nga maqedonishtja në shqip, si dhe aktivitetet e tjera të AZGJ-së që kanë të bëjnë me Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve dhe përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe.
Ndërkaq Teuta Hiseni foli për rëndësinë dhe ndihmesën e madhe që mund të kenë administratorët nga Doracaku, që ndahet në dy pjesë, informacione nga legjislacioni dhe sqarime konkrete për formulimin e dokumenteve zyrtare.
Më tepër informacione gjeni në videon e mëposhtme.
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email