FJALA PËRSHËNDETËSE E DREJTORIT TË AZGJ-së, YLBER SELA NË AKTIVITETIN E ZHVILLUAR NË SHTËPINË E ALFABETIT NË MANASTIR
Nov 21, 2021
Të nderuar miq!
Më lejoni të them disa fjalë në kontekstin e aktiviteteve që po zhvillohen në suaza të Ditëve të Alfabetit, ku si temë është kauza arbëreshe për gjuhën shqipe dhe për albanologjinë. Vizita jonë në Manastir nuk është një formalitet, por është një esencë për faktin se ne bartësit e institucioneve kthehemi në kohë për të kujtuar paraardhësit tanë të cilët i vunë themelet e gjuhës shqipe. Nëse arbëreshët e ngjallën këtë gjuhë nga harresa, pjesëmarrësit e Kongresit të Alfabetit më 1908 e vunë atë në binarët e shkrimit të njësuar, pra duke zgjedhur një alfabet të përbashkët të cilin e kemi sot. Në këtë kuptim, sot aq më tepër ne detyrohemi që të jemi mirënjohës për këtë vendosmëri e kontribut të tyre, por edhe përgjegjës dhe të vëmendshëm ndaj gjuhës shqipe, duke e ruajtur, kultivuar e afirmuar atë në të gjitha instancat shkencore, kulturore, akademike, arsimore, shoqërore e politike. Duke qenë në krye të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, mua më bie kjo barrë që të bëj maksimumin për sa i përket zbatimit praktik të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, jo vetëm si një detyrim ligjor, por aq më tepër edhe si një detyrim kombëtar. Meqë ndodhemi në këtë tempull të gjuhës shqipe, siç është Shtëpia e Alfabetit, dëshiroj ta shfrytëzoj rastin për të bërë apel që ta mbrojmë dhe kultivojmë gjuhën shqipe, ta flasim me ndjenjë dhe me zemër, ta shkruajmë me shkronjat që dolën nga kjo shtëpi, sepse nuk kemi trashëgimi më të çmuar se kjo.
Uroj që kjo festë të jetë testament dhe reflektim, metafizikë dhe krenari kombëtare!
Ju faleminderit!
[gallery bgs_gallery_type="slider" size="publisher-lg" bgs_gallery_image_size="full" ids="7038,7041,7044"]
Njoftime
Shiko të gjithaBuletin
Shiko të gjithaFurnizime Publike
Shiko të gjithaInformacion kontakti
-
St., "Philip the Second of Macedonia" no. 11,
3rd floor Skopje, Republic of North Macedonia -
Phone number
02 312 1731
- Email
info@apj.gov.mk - Email