Sqarim në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga personat juridikë private

Feb 24, 2024

Sqarim në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga personat juridikë private

 

Sqarim në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe nga personat juridikë privatë

Ditë më parë, mediet iu drejtuan Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), për mospranimin e dokumenteve në dy gjuhë nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në RMV, dokumente këto të lëshuara nga institucionet publike.

Për të sqaruar më me saktësi opinionin dhe për të shmangur keqkuptimet e mundshme nga përgjigjja jonë, sqarojmë si më poshtë:

1. Kompetencat e AZGj-së janë përcaktuar me nenin 19 të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, sipas të cilave, AZGj-ja ka rol mbështetës ndaj institucioneve publike.

2. Cilido institucion publik, personat juridikë që kryejnë autorizime publike, përfshi personat juridikë privatë, janë të detyruara të pranojnë çdo dokument që del nga institucionet publike të RMV-së, qoftë dygjuhësh apo disagjuhësh.

3. Personat juridikë privatë themelohen nga aktet e ndryshme juridike që dalin prej institucioneve publike, dhe si të tilla, duhet të zbatojnë çdo ligj që lidhet me klientin e tyre, përfshi edhe atë të gjuhës.

4. AZGj-ja u sugjeron personave juridikë privatë, duke mos lënë anash bankat e nivelit të dytë, që, për të respektuar klientin e tyre, për të ofruar shërbime sa më cilësore për ta, si dhe për t’u ikur keqinterpretimeve të mundshme që mund të dalin nga detyrimet kontraktuale ndërmjet personit juridik privat dhe klientit të tyre, e që për bazë kanë aspektin gjuhësor, atëherë personi juridik privat t’i ofrojë shërbimet edhe në gjuhën amtare të klientit. Kjo do të ishte mjaft e dobishme për të dyja palët, si dhe do të tregonte një nivel më të lartë demokratik dhe respekt për klientin. Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve edhe në gjuhën e tyre amtare paraqet pragmatizëm, respektim të diversitetit ekzistues në vend, si dhe të gjësë më fundamentale të njeriut, atë të gjuhës së tij amtare.

Shkup, 24.2.2024

You might also like

News

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit

Mbledhje përkujtimore në AZGj në kujtim të Renata Ballanca Asanit Në kujtim të largimit nga kjo jetë të Këshilltares shtetërore të lekturës në AZGj, Renata Ballanca Asani, e cila ndërroi jetë para disa ditësh, Agjencia organizoi një mbledhje përkujtimore me kolegët dhe familjen e afërt të Renatës. Drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, në fjalën e tij tregoi për punën, cilësitë e dukshme dhe njerëzoren e Renata Ballancës, ku midis të tjerash tha se, përkushtimi i saj për punën ishte për respekt dhe karakterizohej nga profesionalizmi, përgjegjësia dhe kolegjialiteti. Vetëm një javë para se të ndërronte jetë, ajo e dorëzoi të lekturuar Raportin vjetor të punës së Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së. Bashkëshorti i të ndjerës, Arif Asani, në emër të familjes, i falënderoi kolegët dhe miqtë e saj, që i qëndruan pranë dhe e inkurajuan në luftën e gjatë me sëmundjen e rëndë. Në mbledhjen përkujtimore mes dhimbjesh, kolegë, shokë dhe shoqe të Renatës, evokuan kujtime nga puna dhe miqësia me të. Një gjë ishte e përbashkët në kujtimet e tyre; mirësia, urtësia, hijeshia, sharmi dhe fjalët e mira që Renata la pas, ishin tiparet e saj të dallueshme, tipare këto të një gruaje të veçantë, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Në fund drejtori i AZGj-së, ju shprehu ngushëllime bashkëshortit dhe fëmijëve të Renatës. Foto nga arkivi i AZGj-së Shkup, 18.3.2024

Informacion kontakti
  • rr., “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 11, kati i 3-të
    Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

  • Phone number
    02 312 1731
  • Email
    info@apj.gov.mk