Vizitë pune në SHA “MEPSO”

7
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, i shoqëruar nga ekipi i tij, sot ka vizituar SHA “MEPSO”-n, ku ka pasur takim pune me drejtorin e përgjithshëm, kryetarin e Bordit Drejtues, Kushtrim Ramadani, ku morën pjesë edhe anëtarë të Bordit Drejtues të SHA “MEPSO”.
Vizita u realizua me nismë të drejtorit Sela, për ta parë situatën rreth zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në SHA “MEPSO”, u diskutua për disa dilema dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve për çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Për shkak të zhvillimit të pandërprerë të proceseve të punës, drejtori Sela ofroi mbështetje në pjesën e ndihmës profesionale për lekturimin e formularëve dhe dokumenteve zyrtare. Nga ana tjetër, z. Ramadani e njoftoi bashkëbiseduesin për hapat e deritanishëm në zbatimin e ligjit dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për përmirësimin dhe avancimin e situatës sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, përmes procesit të bashkëpunimit dhe me mbështetjen e AZGJ-së.
Në fund të takimit, drejtori Sela i dorëzoi bashkëbiseduesit një komplet botimesh të botuara nga AZGJ-ja, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Ju gjithashtu mund të lexoni