U hap ekspozita “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore”

6
Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të emërimit të Hasan Prishtinës si kryeministër i Shqipërisë, në sallën e Ministrisë së Sistemit Politik në Shkup u hap ekspozita me titull “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore”, të cilën e organizuan Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë. Para pjesëmarrësve folën zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, drejtori i përgjithshëm i APSH-së, Ardit Bido dhe pasardhësi i familjes së Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.
Krahas kësaj, po ashtu, drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Artan Bido e vizitoi edhe Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, të cilin e priti drejtori i saj Ylber Sela. Me këtë rast ai u njoftua lidhur me punën e vazhdueshme që po bën ky institucion lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe në nivele zyrtare, duke i mbështetur dhe ndihmuar institucionet shtetërore në aspektin e përkthimit dhe të lekturimit të dokumenteve dhe të shkresave të tjera zyrtare.
Ju gjithashtu mund të lexoni