Pyetësor

Qëllimi i këtij pyetësori është të përcaktojë nëse ju keni mundur të merrni informacione nga administrata publike në gjuhën zyrtare të zgjedhur nga ju gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, siç është pandemia e shkaktuar nga korona virusi COVID-19.

Komentet tuaja do të na ndihmojnë për të identifikuar më mirë problemet dhe të gjejmë zgjidhje të mundshme për të siguruar që të drejtat e gjuhës së qytetarit të respektohen, madje edhe në situata të tilla.

Pyetësori do të marrë 1 minutë nga koha juaj.
Ju faleminderit për pjesëmarrjen!

Deklarata e privatësisë

Pjesëmarrja juaj është vullnetare dhe plotësisht e fshehtë.

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës është e angazhuar të respektojë dhe mbrojë informacionet tuaja personale, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Informacioni që ju ofroni do të përdoret vetëm për të marrë të dhëna mbi zbatimin e gjuhëve zyrtare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Përgjigjet e marra nga ky pyetësor onlajn do të jenë anonime dhe nuk do të ndërlidhen me asnjë nga informatat e juaja personale.

1. Në cilin vendbanim / rajon jetoni?

2. Në përgjithësi, në cilën gjuhë zyrtare preferoni të merrni informacione nga administrata publike?

3. Duke marrë parasysh gjuhët zyrtare, a keni pasur vështirësi të merrni informacione mbi shëndetin publik ose sigurinë nga administrata publike në gjuhën zyrtare të zgjedhur nga ju gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, siç është pandemia e shkaktuar nga korona virusi COVID-19. (p.sh. gjatë konferencave për shtyp, në faqet e internetit, në komunikimet me shkrim dhe botimet etj. )?

4. Sa të shqetësuar jeni ju nëse nuk e dini se a do të merrni informacione prej administratës publike në gjuhën zyrtare të zgjedhur nga ju gjatë gjendjes së jashtëzakonshme?

5. A keni ndonjë koment shtesë mbi përvojat tuaja në marrjen e informacioneve në gjuhën zyrtare që e keni zgjedhur ju gjatë gjendjes së jashtëzakonshme?