Përfundoi trajnimi për udhëheqjen me ciklin projektues për punonjësit e AZGJ-së

3
Në hotelin “Arka” në Shkup, në periudhën nga 1 deri më 3 shtator, u mbajt trajnim mbi udhëheqjen e ciklit projektues dhe menaxhimin projektues ku morën pjesë gjithsej 20 persona të punësuar tek Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së.
Realizimi i Trajnimit u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në përpajtim me Planin Vjetor të Veprimit që rezulton nga Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar midis Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, për të zbatuar aktivitete të përbashkëta për periudhën 2021- 2024.
Përveç financimit të aktiviteteve që lidhen me realizimin e trajnimit, Misioni i OSBE -së në Shkup siguroi ekspertizën e nevojshme me angazhimin e dy ekspertëve në këtë fushë (Znj. Sunçica Sazdovska dhe Znj. Valentina Çiçeva) dhe në bashkëpunim me APJ-në, i koordinonte aktivitetet e nevojshme që lidhen me mirëmbajtjen e suksesshme të trajnimit.
Në ditën e parë, para fillimit të trajnimit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, përfaqësuar nga drejtori Ylber Sela dhe Misionit të OSBE -së në Shkup, përfaqësuar nga Shefi i Misionit, Ambasadori Klemens Koja.
Në fjalimin e tij pas nënshkrimit, drejtori Sela theksoi se Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së i kushton një rëndësi të madhe bashkëpunimit me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, përmes Misionit të saj në Shkup, duke njohur rolin e saj të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes në forcimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, promovimin e kohezionit social dhe promovimin e marrëdhënieve ndëretnike, përmes bashkëpunimit, përfshirjes dhe respektimit të diversitetit të komunitetit. Akti i nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit përfaqëson një hap përpara në krijimin e një kornize zyrtare për bashkëpunim midis Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, për të zbatuar aktivitete të përbashkëta të koordinuara në fushën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, mbështetje për punën e agjencisë në ngritjen e kapacitetit institucional dhe zbatimin e qëllimeve të saj programore.
Pas nënshkrimit të Memorandumit, u prezantua qëllimi dhe programi i trajnimit dhe pjesa përmbajtëse e trajnimit përfshiu ligjërata në pjesën e udhëheqjes së projekteve; fazat e ciklit projektues; planifikim të projekteve orientuar drejt qëllimit; identifikimi i problemeve dhe qëllimeve; analiza e gjendjes; kriter për përzgjedhje, zgjedhja e strategjisë për projekt, si dhe prezantimi i Planit Strategjik të AZGJ-së dhe puna në grupe për ushtrime praktike.
Dita e dytë e trajnimit iu kushtua konceptit të kornizës logjike: logjika e ndërhyrjes; parakushtet, supozimet, treguesit dhe burimet e verifikimit, të ndjekur me prezantim të shembujve praktikë dhe ushtrime në grup.
Dita e tretë dhe e fundit e trajnimit u përqendrua në përcaktimin e aktiviteteve për të arritur rezultate; alokimi i burimeve për aktivitetet e planifikuara; përgatitja e projekt-buxhetit; ushtrime praktike, si dhe vlerësim të trajnimit.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata për pjesëmarrje në trajnimin tematik.
Ju gjithashtu mund të lexoni