Njoftim

104

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës i njofton të gjitha Institucionet, organet shtetërore dhe të tjera se u qëndron në dispozicion për t’u ofruar ndihmë rreth dilemave gjuhësore.

Në raste kur ka hamendje për emërtim institucioni dhe përpilim të tekstit të vulave apo logove të tyre, atëherë mund t’i drejtohen Agjencisë sonë me kërkesë në postën elektronike: info@apj.gov.mk.

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës do të ofrojë ndihmë profesionale me ato kapacitete që i ka në dispozicion.

Shkup,
20.6.2019

Ju gjithashtu mund të lexoni