Nis bashkëpunimi mes Agjencisë së Mbështetjes Financiare të Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural dhe Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës

13
Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela sot priti në takim zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Mbështetjes Financiare të Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural, Remzi Abdullahin dhe bashkëpunëtorët e tij .
Në këtë takim u diskutua për shkallën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhës Shqipe në këtë institucion dhe mënyrat më të lehta për zbatimin e tij, për të qenë më afër këtij komuniteti.
Me këtë rast, zëvendësdrejtori Abdullahi kërkoi sqarime shtesë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjit në Agjencinë e Mbështetjes Financiare të Bujqësisë, ndërkaq drejtori Sela ofroi mbështetje të plotë të AZGJ-së në përkthimin e akteve, të shkresave dhe të formularëve me ato kapacitete që zotëron.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që ky takim të jetë nismë e mbarë drejt hapave konkret të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion.
Ju gjithashtu mund të lexoni