Në AZGJ u promovua libri “Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe” i autorit dr. Sejdi Gashi

14
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup sot u promovua libri “Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe” i autorit dr. Sejdi Gashi.
Në fillim të këtij aktiviteti, të pranishmit në AZGJ, si dhe mysafirët nga Prishtina që ishin në linjë të drejtpërdrejtë, i përshëndeti drejtori Ylber Sela duke theksuar se dyert e institucionit të tij do të jenë përherë të hapura për bashkëpunime që janë në interes të gjuhës shqipe.
Për librin në fjalë folën studiuesit Begzat Balliu dhe Naim Berisha nga Prishtina të cilët vunë në dukje vlerat shkencore të kësaj vepre.
Po ashtu, për librin “Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe” foli edhe Ahmet Selmani, përgjegjës i Sektorit të përkthimit dhe lekturës në AZGJ, i cili theksoi disa aspekte që e karakterizojnë këtë vepër.
Në diskutim u përfshirë edhe disa pjesëmarrës të tjerë dhe fjalën përfundimtare e pati vetë autori i librit, dr. Sejdi Gashi.
Ju gjithashtu mund të lexoni